Konstandini i Madh “rikthehet” në Nish, tashmë me mantelin e një kristiani

Konstandini i Madh, perandori që zyrtarizoi krishterimin në Perandorinë Romake do të ketë një monument të vetin në Nish të Serbisë. Në fakt bëhet fjalë për një monument që realisht është ngritur në kujtim të Ediktit të Milanit, i cili i dha fund persekutimit të të krishterëve, por që në kompozimin e vet paraqet tre portrete të ndryshme të Konstandinit. Vepra titullohet “Metamorphosis Constantiniana" dhe ka si autor skulptorin serb Dragan Radenović. Kreu i bashkisë së Nishit, Zoran Perishiç e ka cilësuar vendosjen e monumentit si një “shprehje e vullnetit të mirë për marrëdhënie vëllazërore në të ardhmen mes të gjitha komuniteteve fetare në Nish”. (http://www.b92.net/eng/news/society.php?yyyy=2013&mm=12&dd=0...). Në këtë rajon jetojnë edhe shqiptarë të besimit mysliman, pa harruar se ai është në kufi me rajonin mysliman të Sanxhakut. Po kështu, Konstandini ka lindur në Nishin e sotshëm, asokohe kryeqendër e Dardanisë, e cila sot e ka jehonën e trashëgimisë së materialit njerëzor pikërisht te shqiptarët e Kosovës.
s.z
Comments
Kreu i bashkisë së Nishit,
<p>Kreu i bashkisë së Nishit, Zoran Perishiç e ka cilësuar vendosjen e monumentit si një “shprehje e vullnetit të mirë për marrëdhënie vëllazërore në të ardhmen mes të gjitha komuniteteve fetare në Nish”. - Bukur sikur edhe ne vendet e tjera te Ballkanit te ndrihen monumente si “shprehje e vullnetit të mirë për marrëdhënie vëllazërore në të ardhmen mes të gjitha komuniteteve fetare në Ballkan”. </p>
Add new comment