Kina propozon një model të ri të luftës kundër korrupsionit: Mbikëqyrje reciproke e zyrtarëve, por mbikëqyrje edhe nga publiku

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 13:48

Lufta kundër korrupsionit ka “shpërthyer” si prioritet edhe në Kinën që njeh vetëm zhvillim dhe rritje. Dhe siç është e zakonshme për këtë vend, shifrat janë krahasimisht impresionuese. Kështu, agjencia e lajmeve “Xinhua”, citon një  raport të Komisionit Qendror për Inspektimin Disiplinor i cili bën me dije se që nga viti 2008, janë hetuar 198,781 njerëz për përfitime dhe abuzime me detyrën. Bie në sy se mes tyre ka sidomos zyrtarë partiakë: përveç ish-ministrit të Hekurudhave Liu Zhijun, figurojnë edhe shefa lokalë të partisë si ai i Shangait. Për këtë arsye, komisioni ka kërkuar supervizim publik të zyrtarëve që janë në krye të punëve, por pa saktësuar se deri ku shkon e drejta e publikut në këtë rast. Më shumë në: http://news.xinhuanet.com/english/china/2013-12/05/c_132944154.htm

s.z

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<h1 property="dc:title"><em><strong>por mbikëqyrje edhe nga publiku &nbsp;me Flete-Rrufe (te stilit kinez).&nbsp;</strong></em></h1>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.