Si i duhet përgjigjur mentalitetit të dhunës?

Postuar në 05 Dhjetor, 2013 14:48

"E vrava se më shau nga motra". Kështu do të shprehej i riu që kreu vrasjen në shkollën "Beqir Çela" në Shkozet. Pa u mbyllur mirë kjo larje hesapesh e ngritur mbi ndërgjegjen tonë kolektive, që po faturon një kosto njerëzore të papranueshme, në mbrëmje, një tjetër vrasje, tashmë brenda familjes, ka ndodhur në Tapizë. Një 18-vjeçar, Ardit Krashi ka vrarë babain, 64 vjeçarin, Dali Krashi, pasi sipas tij, në gjendje të dehur ka nisur të dhunojë pjesëtarët e tjerë të familjes. Është e dukshme se kalimi në këtë lloj dhune, nuk mund të shihet më thjesht si element kriminal që mund të luftohet vetëm nga policia. Në tërësinë e tyre, këto janë akte, thuajse reflektive, dhune, që perfundojnë në krime nga më absurdet. Krimi në rrugë është një nga problemet kryesore, por ky mentalitet dhe kjo lehtësi për të kaluar në akte dhune, dëshmon një krizë të vërtetë në themelin e marrëdhënieve shoqërore. Mund të thuhet se Shqipëria i njeh të gjitha llojet e dhunës dhe pikërisht për këtë kërkohet një përgjigje më e gjerë sesa vetëm apeli për zbatim të ligjit.
S.z

Comments

Submitted by kujtim (not verified) on

<p>O S.z. mos kishe ndonje gje per te thene zotrote? Apo duhet shkruar dicka per te mos thene asgje. Mos u lodh kaq shume.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.