Kim Mehmeti: Copëzohet “Penda e Argjendtë”, vetëm për “pricipatën kulturore” brenda kufijëve shtetërorë të Shqipërisë

Vetëm pak ditë pas shpalljes së kandidaturave për çmimin kombëtar letrar “Penda e argjendtë”, publicisti dhe shkrimtari Kim Mehmeti ka reaguar në faqen e tij në facebook ndaj Ministrisë së Kulturës, që është dhe ideuesja e çmimit të përvitshëm letrar. “Juria e Ministrisë së Kulturës në Tiranë ka publikuar listën e veprave të autorëve shqiptarë, të botuara në vitin 2012 vetëm brenda Shqipërisë, e që do konkurrojnë për ‘Pendën e Argjendtë’. Ja pra, ministria që do duhet t’i integrojë vlerat tona kulturore në ato mbarë evropianet, e investon dhe e stimulon copëzimin e letërsisë shqiptare!? Siç duket, shteti amë aq i është përkushtuar ruajtjes së stabilitetit rajonal, sa i frikohet edhe integrimit tonë kulturorë brenda vetvetes. Dhe që të duket ky përkushtim i saj proevropian, Tirana zyrtare i sforcon kufijtë mes ‘principatave’ tona kulturore e të cilat, në numër janë aq sa edhe shtetet ku jeton populli ynë! Që të dihet se nuk ka dimension personal: le që nuk jam i çmimeve, por në vitin 2012 nuk kam botuar asnjë libër!”- e mbyll komentin e tij shkrimtari Kim Mehmeti.
I këtij mendimi, madje ka qenë edhe më e ashpër deklarata e studiuesit të shkencës letrare, Behar Gjoka, kur thotë se nuk ka ndryshuar asgjë në mentalitetin dhe praktikën e Ndarjes së Çmimeve Kombëtare të Letërsisë nga Ministria e Kulturës. Një praktikë, ku ngihet prifti dhe ulet hoxha, ka thënë ai në mënyrë alegorike.
Zh.
Add new comment