Marrëveshja Thaçi-Daçiç: Përparime në integrimin administrativ, në Policinë e Kosovës do të ketë edhe policë serbë

E ngarkuara e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme Catherine Ashton u shpreh e kënaqur pas takimit të kryeministrave të Kosovës dhe Serbisë Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, pasi këtë radhë një marrëveshje shumë e rëndësishme sipas saj në integrimin e policisë. Por kanë mbetur edhe çështje të hapura, për të cilat do të bisedohet javën që vjen, më 13 dhjetor, tha ajo, duke patur parasysh këtu çështjet e drejtësisë, integrimit në këtë fushë të rëndësishme dhe delikate. Një gjë të tillë e pohoi edhe Thaçi, i cili beson se „brenda javës së ardhshme do të mbyllet dhe se sisemi i drejtësisë, sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës do të fillojë së shpejti të funksionojë edhe në pjesën veriore të vendit”.
Përparimet në fushën e policisë i ka konfirmuar edhe kryeministri i Serbisë Ivica Daçiç. Ai tha se palët janë dakorduar për disa detaje të rëndësishme dhe tani presin që gjatë ditëve të ardhshme të „aplikojnë pjesëtarët tanë për të punuar në Policinë e Kosovës”. Daçiç u shpreh se të gjitha marrëveshjet e deritanishme janë „neutrale ndaj statusit“. Ai tha se pas zgjedhjeve lokale ka ardhur koha që të zbatohen marrëveshjet në fushën e drejtësisë.
Zh.
Add new comment