KLSH: Ja institucionet dhe shoqëritë që kanë dëmtuar rëndë Buxhetin e Shtetit për vitin 2012

Viti 2012 është karakterizuar nga dëmi më i lartë ekonomik i evidentuar ndër vite nga Kontrolli i Lartë i Shtetit, i cili është shoqëruar gjithashtu edhe me numrin më të lartë të kallzimeve penale të bëra nga ky institucion pranë Prokurorisë. Dëmi total i evidentuar për 2012-n arriti në rreth 13.5 miliardë lekë, ndërkohë që numri i kallzimeve penale u bë për 125 persona.
Shpërdoruesit më të mëdhenj:
- Pjesa më e madhe e dëmit ekonomik u shkaktua nga Albpetrol sh.a. për 9.19 miliardë lekë, ndërkohë që 12 persona janë cuar për ndjekje penale për shpërdorim detyre.
- KESH sh.a. me rreth 2,5 miliardë lekë, të ardhura si pasojë e moslikujdimit të detyrimeve kontraktore ndaj saj (rreth 2.4 miliardë lekë) dhe dëm të fushën e prokurimeve për 54 milionë lekë. Të dyja këto shoqëri aksionere shpjegojnë rreth 85% të dëmit total.
- Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, me 606.9 milionë lekë. Ky dëm është shkaktuar në sektorin e shitjes dhe dhënies me qera të pasurisë publike, në mënyrë më specifike, në sektorin e koncesioneve.
- Ministria e Brendshme me rreth 225.6 milionë lekë, dëm i cili është shkaktuar i gjithi në fushën e prokurimeve.
- Autoriteti i Aviacionit Civil është institucioni që vijon, me 65 milionë lekë, 86.5% e së cilës i përket dëmit në shpenzime operative.
- Drejtoria Rajonale e Sigurimeve Tiranë për vitin 2012 është evidentuar me një dëm prej 60 milionë lekësh.
- ALUIZNI Qendër Tiranë me 51 milionë lekë, ALUIZNI Vlorë me 35.4 milionë lekë, ALUIZNI Rajonal Durrës me 31 milionë lekë.
- Universiteti Eqrem Çabej, të cilit i është përllogaritur një dëm prej 33.4 milionë lekësh, ku pjesa më e madhe është evidentuar në sektorin e pagave (rreth 94%).
- Organet e pushtetit vendor. Kështu, Bashkia Sarandë me 70 milionë lekë, dëm i shkaktuar në pjesën më të madhe në fushën e urbanistikës me 55.4 milionë lekë e në fushën e prokurimeve për 12.7 milionë lekë. Bashkia Pogradec me 46.4 milionë lekë, i vlerësuar në tre sektorë kryesorë: prokurime (20.7 milionë), urbanistikë (13.2 milionë) dhe shpenzime operative (12.1 milionë). Bashkia Korçë me 31 milionë lekë, ku peshën më të madhe (56%) e zë dëmi në fushën e prokurimeve.
Zh.
Comments
E te mendosh qe eshte vetem
<p>E te mendosh qe eshte vetem maja e ajsbergut, me pak fjale; rrrrrrrrumpalllllle!!</p>
Add new comment