BE, nën presionin e vendeve anëtare, pezullon pjesërisht të drejtën e udhëtimit pa viza

Postuar në 06 Dhjetor, 2013 09:41

Shtetet e Bashkimit Evropian mund ta pezullojnë në rastet e domosdoshme të drejtën për udhëtimin pa viza të qytetarëve nga vendet e Ballkanit, bën të ditur DW, duke iu referuar vendimit të  Ministrave të Brendshëm në takimin e fundit në Bruksel.

Kjo masë është marrë me qëllim që të zvoglohet numri i refugjatëve ekonomikë. Mundësinë për pezullimin e të drejtës për lëvizje pa viza e kanë kërkuar shumë vende, ndër to edhe Gjermania dhe Franca. Por ky hap mund të ndërmirret vetëm në raste të caktuara dhe mund të zgjasë një kohë të caktuar.

Gjithnjë e më shumë njerëz nga Serbia, Bosnjë e Hercegovina, dhe Mali i Zi kërkojnë azil, thuhet në shpjegim. Komunat në Gjermani, si ato në Dortmund apo Duisburg, po ankohen se shumë rumunë dhe bullgarë po vijnë vetëm për shkak të ndihmave sociale. Së fundi edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron ka propozuar që të kufizohet e drejta e lëvizjeve të qytetarëve për shkaqe varfërie. Ministrja e Brendshme britanike Theresa May foli edhe për masa konkrete që duhe ndërmarrë: "Ne duhet të jemi të sigurtë se liria e lëvizjes qëndron mbi baza të shëndosha". Edhe Holanda dhe Austria kanë shprehur rezerva ndaj hapjes së kufijve me 1 janar 2014 për punëtorët nga Rumania dhe Bullgaria. Prej kësaj date ata mund të kërkojnë punë kudo në BE, por ekziston frika se në tregun perëndimor do të vijë fuqi e lirë punëtore nga vendet lindore. Rumania dhe Bullgaria janë anëtare të BE që nga viti 2007.

Zh.

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p><strong>Shkaku asht se Ballkani trashigon mbrapambetjen 5 shekullore te shkeputjes nga Europa.</strong></p>

Submitted by enton (not verified) on

<p>Ja dhe Pauli qe nuk mungon te na tregoje se cili &quot;asht&quot; shkaku. Po Paul, pse nuk e thua shqip qe fajin e ka Islami??!!! Po pranoje o burre, pse i bie nga Kina!!</p><p>&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.