Shenjë simpatie për shqiptarët, Berluskoni shkruan parathënien në botimin italisht të librit të At Zef Pllumbit “Rrno për me tregue”

Postuar në 07 Dhjetor, 2013 09:43

Ish-kryeministri Italian, Silvio Berluskoni, i njohur për aferat e tij seksuale dhe korruptive, ka treguar edhe një anë humane. Ai ka pranuar që të shkruajë parathënien e librit të At Zef Pllumit “Rrno për me tregue”, që tashmë është përkthyer në italisht dhe ka dalë në libraritë e vendit fqinj. Përkthimi është bërë nga mbesa e Jonuz Kacelit, Keda Kaceli, vrarë nga regjimi komunist për çështjen e bombës në ambasadën sovjetike. Ajo jeton në Itali dhe kishte marrë të drejtën nga At Zef Pllumi që ta përkthente edhe në italisht këtë vepër. Gjatë një takimi me Berluskonin, Keda kishte kërkuar nga ai të shkruante parathënien e librit. Megjithëse u vonua, pasi ai ishte gjithnjë shumë i zënë, përsëri ai gjeti kohë, u ul e shkruajti parathënien me një përkushtim tejet të veçantë. Me një ndjeshmëri të madhe, pasi edhe ai vetë ndjehet në një forme të ngjashme sigurisht i persekutuar, shprehet përkthyesja.

Në gazetën Mapo (print) dhe linkun http://mapo.al/2013/12/07/zef-pllumi-ne-penen-e-silvio-berluskonit/  do të gjeni të plotë parathenien e shkryar nga Berluskoni.

Zh.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

<p>O autor ZHZHZHZHZHZ i ketij lajmi, a nuk mund ta kurseje me kete rast ate &quot;....i njohur per aferat e tij seksuale dhe korruptive&quot;? ,sepse thelbi i lajmit eshte dicka tjeter, pak me i gezueshem se ato cilesime qe ti ve ne dukje, o shqiptar(e) budalla(qe).......</p>

Submitted by U.S.A (not verified) on

<p>Simpati nga nje njeri i perçmuar, nje njeri autoritar i korruptuar dhe korruptues, nje kryemafioz me 26 aktakuza te renda, nga disa prej te cilave edhe eshte denuar, qe Italine e beri qesharake, e shkallmoi ne ekonomi, politike e shtet social, kete simpati NUK E DUAM, le t&#39;ia kthejne prapa kapos se Cosa Nostra-s!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.