Çmimet drejt deflacionit, Fullani nuk e ul normën bazë të interesit...

Të dhënat e fundit të INSTAT-it tregojnë se, në tremujorin e tretë të vitit 2013, Indeksi i Çmimeve të Prodhimit ka shënuar një ulje prej 0,7% kundrejt tremujorit të dytë 2013. Ndërkohë Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Nëntor 2013, u ul 0,5% krahasuar me muajin e mëparshëm.
Këto dy të dhëna tregojnë se çmimet në përgjithësi po shkojnë drejt deflacionit, i cili është shumë më i rrezikshëm për një ekonomi se sa inflacioni. Sepse deflacioni është pararendës i depresionit ekonomik afatgjtatë.
Ironikisht, norma bazë e interesit, e cila vendoset nga Banka e Shqipërisë, është në nivelin 3.25% dhe Guvernatori Fullani e justifikon këtë nivel me objektivin e Bankës për ta mbajtur inflacionin në kufirin 2%-4%. Por inflacioni ka kohë që ka rënë poshtë 2 përqindëshit dhe tani po fillon deflacioni…
E.Zaloshnja
Comments
E di Fullani e di. Problemi
E di Fullani e di. Problemi eshte a e di Cani ?
Add new comment