Shehi flet për FRD dhe politikën e saj me termat “budalla, budallenj”

P { margin-bottom: 0.08in; }
Në një intervistë për Shqip, Dashamir Shehi flet me konsiderata për të ndjerin Olldashi, flet për testin që duhet të kalojë Basha por edhe komenton të djathtën alternative të Bamir Topit me termat “budalla, budallenj”.
Thotë Shehi:
“Këta njerëz janë ngutur për t’iu afruar pushtetit. Këta janë njerëz që kanë lidhje me pushtetin, por jo me politikën dhe opozitën. Unë gjykoj, se me ç’dëshirë kërkon të rinovojë të djathtën, kur dy javë pas zgjedhjeve rreshtohet me të majtën. Mendoj se dikush që i ka mësuar ka qenë budalla, ose këta vetë janë të tillë, ose këta janë krijuar që në fillim me të majtën. Nuk e di si është e vërteta, por në politikë të mos kesh dëshirën për të rezistuar edhe tri javë dhe të shkosh të rreshtohesh me kaq dëshirë pas pushtetit, unë këtë nuk e kuptoj. Kam 23 vjet që bëj opozitë dhe asnjëherë nuk kam ndier dëshirë për t’u puqur me të majtën. Unë nuk e kuptoj se kush është vektori politik i këtyre njerëzve, të cilët për një bashki të vogël kaq haptazi, pa u tharë akoma boja e zgjedhjeve, vendosin të shkojnë të bëjnë marrëveshje të reja. Kjo vetëm me politikën s’ka lidhje. Përtej pazareve, është edhe një lloj marrëzie politike, një lloj dritëshkurtësie.”
k.c.
Add new comment