Basha në “Sofrën Tiranase”: Tirana është e tiranasve dhe për tiranasit, do bëj gjithhçka për ta

Postuar në 08 Dhjetor, 2013 06:28

Nga aktiviteti kulturor tashmë i kthyer në traditë, “Sofra Tiranase”, kryebashkiaku Lulzim Basha premtoi përfundimin e zgjatimit të bulevardit vitin e ardhshëm, veprës së tij më të bujshme dhe më madhore gjatë këtyre vjetëve në krye të bashkisë.

“Me 400-vjetorin e qytetit, vitin e ardhshëm, do të inaugurojmë përfundimin e punimeve dhe dyfishimin e aksit kurrizor të Tiranës së shekullit XXI”, deklaroi kryebashkiaku Basha. Zoti Basha tha se do t’i propozonte këshillit bashkiak vendosjen e një dite zyrtare të veçantë për t’u shprehur mirënjohjen familjeve autoktone tiranase.

Sakaq, pavarësisht se ekipi i futbullit i Tiranës ndodhet i fundit në klasifikim, kryebashkiaku Basha premtoi për t’i rikthyer lavdinë e dikurshme. “Sfida të vështira kemi boll përpara dhe një prej tyre është të rikthejmë bardheblutë e Tiranës në kampionë të Shqipërisë siç e meritojnë. Kjo është një sfidë e vështirë, por ju jap fjalën se kryetari i bashkisë nuk i harron kurrë premtimet e tij dhe së bashku me donatorët e rinj e të vjetër, do të bëjmë gjithçka për të kthyer ekipin e Tiranës atje ku e meriton”, premtoi zoti Basha.

Zh.

Comments

Submitted by tekniku (not verified) on

Hipokrit

Ti e di mire se Tirona nuk eshte me e tironsve te cileve Partia jote u mori pronen solli gjithe importin verior te marre tokat e tyre dhe te behen edhe zoter ne shtepine e tjetrit.Nuk e di se cilet jane akoma ata njerez te pashprese qe te besojne ty dhe prurjes se re ne Tirone me dypronesi nje nga erdhen dhe nje qe ja morren "sofres bujare" tironse.

Shame on you Hipokrit.

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Por si me ia ba se tiransit ne fakt jane KATUNAR Tirone?

Submitted by tekniku (not verified) on

Ka nje dallim midis tironsve dhe tiransve te tu tedesco.Te dytet jane safi katunare 24 karatsh dhe do te duhen mja 200 vjet te bohen qytetare.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.