Vazhdojnë arrestimet e shoferëve të dehur dhe/ose pa dokumenta

Postuar në 08 Dhjetor, 2013 08:50

Policia e Tiranës ka vazhduar gjatë fundëjavës arrestimet e shoferëve të dehur dhe/ose pa dokumenta – plot 12 shoferë u arrestuan në kryeqytet, njofton Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë.  Disa nga shoferët kanë kryer edhe aksidente duke dëmtuar veten apo të tjerët.

Numri i shoferëve të dehur dhe/ose pa dokumenta të arrestuar që kur policia filloi të zbatonte me rigorozitet Kodin Penal (një muaj më parë) ka aritur në 315 në të gjithë vendin. Denimet ne keto raste mund te shkojne deri ne 3 vjet burg.

Mbetet të shihet se ç’do të bëjnë gjykatat me këta shkelës të Kodit Penal…

Re.Pu.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.