Familjarët Çollaku: Njëri prej vëllezërve është goditur në shpinë, në territor shqiptar

Familjarët e vëllezërve Çollaku kanë tërhequr trupat e pajetë të dy viktimave Klevis dhe Melsi, secili baba i dy fëmijëve, nga morgu i Kozanit. Ndërkohë që policia greke bëri të ditur se gjatë shkëmbimit të zjarrit ku mbeti i vrarë edhe një polic grek, dy vëllezërit Çollaku kanë qenë të parët që kanë qëlluar me armë në drejtim të tyre dhe më pas policia është kundërpërgjigjur, familjarët kanë qëndrim tjetër: Ngjarja është një akt kriminal nga ana e policisë greke, pasi sipas tyre njëri prej vëllezërve nuk është vrarë në territorin grek por në atë shqiptar pasi është ndjekur nga policia greke dhe është qëlluar në kurriz. Familjarët e dy viktimave nga Shueci i Korçës (foto), thotë gazeta Shqip, kanë kërkuar nga shteti shqiptar që të zbardhë të vërtetën e kësaj ngjarjeje kriminale.
a.k
Add new comment