Të flasim vetëm për fitoren…

“Të mos pranosh humbjen”, kjo është me gjasë një tipar që i bashkon kudo politikanët shqiptarë. Ky ves që ka shoqëruar sidomos Shqipërinë në vitet e tranzicionit, po “ngjit” mirë edhe në Kosovë, ku para pak ditësh u zhvilluan zgjedhjet lokale. Të dhant flasin për një fitore të LDK-së në shkallë vendi, por edhe për një humbje personale të kryetarit të saj, Isa Mustafa në Prishtinë. Në fakt, i pyetur nga gazeta “Zëri”, Mustafa ka zgjedhur të flasë për fiotren e LDK-së, por jo për humbjen e tij, çka nuk tingëllon edhe aq normale në aspektin logjik. Madje, duket se humbja e Prishtinës, mundet edhe të mos merret fare në analizë. “T’ju them të drejtën nuk e kemi kërkuar fajtorin për këtë. Ne vlerësojmë se edhe pse nuk e kemi fituar vendin e kryetarit të komunës për herë të tretë në Prishtinë, LDK-ja megjithatë ka ruajtur votën e vet në Prishtinë ngase kemi rreth 30 mijë vota të LDK-së këtu. Mirëpo së fundi ky është rezultat i votimit dhe ne tani e kemi shumicën në kuvendin e komunës dhe po ashtu i kemi votat dhe është një rezultat shumë i mirë që ne mund të vazhdojmë në zgjedhjet qendrore”, shprehet Mustafa. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Vetëvendosjen, e cila pësoi humbje në nivel kombëtar, por e “shpëtoi fytyrën” me fitoren e Shpend Ahmetit në Prishtinë. Pyetja që shtrohet është ajo që e kemi bërë shpesh në Shqipëri: Po kush ka humbur në zgjedhje?
Më shumë në: http://zeri.info/artikulli/22713/une-jam-fitues
s.z
Add new comment