Një mashtrues virtuoz në ceremoninë e fundit për Mandelën

Nuk mund të mendohej ironi më e madhe për ceremoninë mortore të Mandelës sesa ajo që ndodhi. Përkthyesi i gjesteve, që shërben për të përcjellë fjalimet për ata që nuk mundet të dëgjojnë, duket se “ka shpikur gjestet e tija”. Kështu shkruajnë mediat ndërkombëtare për personin i cili për orë të tëra, në prezencë të liderëve botërorë, thjesht “ja fuste kot”. Gazeta britanike “Telegraph” e përshkruan personin ende të paidentifikuar si “afrikano-jugori misterioz” i cili “për orë të tëra që qëndroi në skenë, bënte gjeste fëminore me duar”. Kjo është konsideruar një fyerje për komunitetin e njerëzve që nuk dëgjojnë, shumë prej të cilëve kanë shprehur indinjatën e tyre në rrjetet sociale. Sipas gazetës britanike, një çështje që del në pah, përveç sikletit të madh që ka shkaktuar mashtruesi më i veçantë që mund të jetë pikasur live, është edhe siguria në ceremoninë e Mandelës. Mënyra sesi ky person arriti të hyjë aty, pa lënë mënjanë sesi dikush merr kurajën të bëhet virtuozi i një “gjuhe të huaj”, që as nuk ekziston.
s.z
Comments
E me mire dhe juve , me vrap
<p>E me mire dhe juve , me vrap skandal , shkoni dhe quani nje mashtrues , pa ze dhe vetem me figure ! Ne i kemi mashtruesit me ze dhe figure , madje , jo per nje rroge si ky negri , por per miliarda euro dhe nuk po quajme ndonje gje skandal ! Apo jemi me keq ae Afrika neve te Shqiperise ?</p>
Add new comment