Komisioni hetimor për deklaratat e biznesit; materiali i PD-së përfshin edhe deputetin Braho

Postuar në 12 Dhjetor, 2013 03:00

Gazeta “Panorama” boton sot një pjesë të përmbajetjes së kërkesës së Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit Hetimor për hetimin e ruajtjes ose jo të deklaratave fiskale të biznesit. Dhe nga zbardhja që i bën kërkesës së PD-së, del edhe lajmi se në filmimet e kamerave të sigurisë së Drejtorisë së Tatimeve përfshihet edhe një nga drejtuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho. “Më datë 15.11.2013, rreth orës 10:20, z. Rista është informuar nga specialistët e Drejtorisë së IT (z. Andi Agaraj dhe znj. Alketa Aliaj) se drejtoresha e Përgjithshme, znj. Briseida Shehaj, kishte hyrë në dhomën e serverëve së bashku me një person të panjohur prej tyre. Z. Rista ka verifikuar menjëherë kamerat e sigurisë, nga ku rezulton se në orën 09:50 në zyrën e drejtoreshës së Përgjithshme ishte paraqitur z. Ermal Beqiri, i shoqëruar nga deputeti i Kuvendit të Shqipërisë, z. Spartak Braho”, thuhet në përmbajtjen e kërkesës së PD-së, e përcjellë nga “Panorama”. Është e pritshme që pas këtij pretendimi, debati politik të marrë një forcë tjetër dhe për një çështje delicate si kjo e fshirjes së deklaratave të biznesit, që nëse verifikohet se është e vërtetë, është shumë e rëndë. Berisha, në daljen e tij të fundit për këtë problem, pretendoi se janë asgjësusr 4.3 milion deklarata.

Më shumë në: http://www.panorama.com.al/2013/12/12/fshirja-e-serverit-bra...

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.