Ndarja e re territoriale, hapen diskutimet edhe për përfaqësimin e pakicave. Meta: Kemi asistencën më të mirë në këtë drejtim

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka bërë një koment të vetin lidhur me diskutimet për reformën e re territorial dhe administrative të vendit. Sipas tij, ky rishikim i kufijve të territorit nuk duhet të cenojë përfaqësimin e pakicave. “Kam ndjekur mediat dhe ka pasur shqetesime edhe nga zëvendësi i Kuvendit, zoti Dule për këtë çështje, se mos një reformë e tillë do të dëmtojë përfaqësimin e pakicave në vend. Nuk është në asnjë mënyrë qëllimi i kësaj reforme. Synimi është t’i përafrohemi standardeve evropiane edhe në ndarjen administrative dhe territoriale dhe për këtë është kërkuar asistenca më e mirë e BE”, tha Meta. Reforma risillet në diskutim pas një drafti të propozuar fillimisht në kohën e qeverisjes “Nano”, por që u la në heshtje më vonë. Në vitin 2004 pati një tjetër debat për përfaqësimin e minoritetit grek, kësaj radhe për çështjen e zonave zgjedhore, në momentin e diskutimit të reformës zgjedhore. Në atë kohë, propozimi i PBDNJ-së, ishte bashkimi në një zonë zgjedhore I të gjithë minoritetit grek në Shqipëri, i cili nënkuptonte që një hapësirë që përfshin zona nga qarqet Vlorë dhe Gjirokastër. Kjo ide nuk u mbështet asokohe nga socialistët. Nëse flitet sot për të garantuar përfaqësimin e drejtë në kuptimin administrativ, për këtë me siguri që shteti do të duhet të merrte në konsideratë Censusin 2011, por ai është kontestuar nga përfaqësuesit e të gjitha pakicave.
s.z
Add new comment