“Altertekst”, një reformë e falimentuar, ka nxitur klientelizmin dhe i ka sjellë dëme të mëdha shkollës

Postuar në 13 Dhjetor, 2013 13:58

MAS do të vijë me një paketë të re reformash, pritet të ndryshoj jo vetëm cilësia e botimit, por dhe përmbajtja e tyre. Alerteksti ka dalë një reformë e dështuar, shkruan gazeta Shekulli. Librat shkollorë, jo vetëm janë të shtrenjtë, por janë edhe me cilësi shumë të dobët. Mësueset thonë se, jo vetëm librat, por edhe regjistrat e shkollës janë të shkatërruar, vazhdon më tej Shekulli, që i referohet bisedës me Agim Lekën, specialist në Ministrinë e Arsimit dhe Sportit.  Nuk është vetëm cilësia e letrës ajo që na shqetëson, ka thënë Leka, por më  tepër përmbajtja dhe materiali që nxënësit po marrin në programin e tyre mësimor. Shqetësimi ynë ngrihet mbi programin që është miratuar nga Ministria e Arsimit dhe duke ju referuar standardeve dhe modeleve mësimore perëndimore dua të them që ky program është shumë larg”, thotë ai. Leka shprehet se gjendja, në të cilën është lënë arsimi nga qeveria e mëparshme është e rëndë.

I pyetur për rezultatet që ka sjellë alterteksti në arsimin shqiptar, Leka ngre shqetësimin për numrin e lartë të alternativave që zbatohen për një program mësimor. “Programet e shkollave janë miratuar nga Ministria  e Arsimit. Alterteksti synon që për një program të zbatohen disa alternativa dhe numri i tyre shkon nga 10 deri në 15. Ky është një problem shumë shqetësues. Alterteksti është një alternativë e falimentuar sepse qeveria e ka menaxhuar sipas mentalitetit të oborrit të klientëve, të cilët u pasuruan me korrupsionin në dëm të edukimit të së ardhmes së shqiptarëve. Një problem i madh për arsimin shqiptar ka qenë shtimi në mënyrë të frikshme i analfabetizmit klasik dhe modern, kat thënë Agim Leka.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.