Tkurret shërbimi diplomatik. Gjëja më e mirë që është bërë, thonë komentuesit, kush ia pa “hajrin”?...

Shërbimi diplomatik pritet të pësojë një tkurrje të fortë në ditët në vijim, teksa gropa financiare ka përfshirë dhe Ministrinë e Jashtme shqiptare. Lajmi me gjithë komentet është marrë nga “Shqiptarja.com”, e cila vazhdon më tej se janë nëntë ambasada shqiptare nëpër botë, të cilat do të mbyllin dyert në një të ardhme shumë të afërt, për shkak të vështirësive financiare që po kalon vendi por dhe shërbimi diplomatik. Kështu, sipas projektit që po hartohet në Ministrinë e Jashtme, mësohet se do të mbyllë dyert ambasada shqiptare në Bosnjë-Hercegovinë, vend të cilin do ta mbulojë ambasada jonë në Slloveni, po ashtu dhe Danimarkë, të cilën bashkë me Norvegjinë do t’i mbulojë ambasada jonë në Suedi, në Kroaci, të cilën do ta mbulojë ambasada jonë në Slloveni, po ashtu dhe në Malin e Zi, e cila do jetë konsullatë dhe do ta mbulojë ambasada jonë në Serbi. Por do mbyllen dhe disa ambasada në vendet arabike, të ngritura në kuadër të anëtarësimit në Konferencën Islamike dhe ku vetë këto vende paguanin qiranë e ndërtesës ku vendosej selia e trupit diplomatik shqiptar. Mësohet se pritet të mbyllen ambasadat shqiptare në Katar dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat do të mbulohen nga ambasada jonë në Kuvajt. Pritet të mbyllet ambasada shqiptare në Malajzi që do mbulohet nga ambasada jonë në Kinë ose në Indi. Njëherësh pritet të mbyllet dhe ambasada shqiptare në Sllovaki, që do të mbulohet nga ambasadori shqiptar në Çeki, si dhe ambasada shqiptare në Portugali që do mbulohet nga ambasadori ynë në Spanjë. Ndërkohë është në pikëpyetje mbyllja e ambasadës shqiptare në Hungari. Mësohet se Shqipëria do të ketë vetëm tri ambasada në kontinentin amerikan, në SHBA, Kanada dhe në Brazil. Nga ana tjetër sipas burimeve, shkurtime do të ketë dhe në personelin e ambasadave që nuk do të shkrihen. Kështu, do të shkurtohet me 30 përqind personeli i ambasadave në të gjitha vendet, duke iu bashkangjitur në këtë mënyrë dhe strukturës së re të Ministrisë së Punëve të Jashtme, e cila reduktohet për shkak të vështirësive financiare në masën 30 përqind .
Ajo që tërheq vëmendjen në këtë lajm është se komentuesit janë të gjithë dakord me këtë masë, pasi, sipas tyre, askush nuk ua pa “hajrin” këtyre amabasadave dhe këtyre ambasadorëve, përveç familjeve dhe fëmijëve të tyre.
Zh.
Comments
U tkurr Populli Shqiptar ne

U tkurr Populli Shqiptar ne Ballkan --> Evropiani: e kush ja ka pa hajrin popullit Shqiptar se mos patem ndonje perfitim nga kok-cepat!

U tkurr Territori Shqiptar --> Te gjithe: e kush ja ka pa hajrin territorit, se mos ndertuan vepra e fabrika si gjith te tjeret.... plehra gjithandej!

U tkurr; U tkurr; U tkurr ..... e vazhdon pafundesisht U tkurr...............?!

Po trute ju jane tkurrur o gazetare me intelekte te tkurrur qe veni kesiso titujsh te zymturish e pesimistesh? Po kush ju ka mesuar se te marresh opinionin me te zymte e ta vesh ne balle quhet gazetarizem? Nuk ka nje kendveshtrim tjeter me me peshe qe ta paraqisni?

Jeni bere si ato kafenete me sybet ku vlon injoranca!!!

Add new comment