Kontrabanda e naftës, halla e deputetes Vokshi 30 ditë arrest me burg

Provat për akuzat e kontrabandës së naftës ndaj tetë personave, duket se kanë bindur Gjykatën e Durrësit, që ka vendosur të lërë në qeli të arrestuarit në lidhje me këtë çështje. Masa e “arrestit me burg” është dhënë të dyshuarit të cilët u vunë në pranga gjatë ditës së shtunë. Mes tyre, me një masë sigurie me 30 ditë burg, figuron edhe Zyhra Vokshi, e cila është halla e deputetes së PD-së, Albana Vokshi. Të akuzuarit e operacionit “Dallga”, ndër të cilët edhe pronarë anijesh peshkimi e punonjës të tyre, sipas hetuesve kanë kontrabanduar mbi 3 mijë litra karburant. Vetë deputetja ka deklaruar prerë se nuk ka asnjë dijeni e as lidhje me aktivitetet për të cilat dyshohet e afërmja e saj.
Më shumë lexoni në linkun: http://www.shqiptarja.com/Aktualitet/2731/durr-s-trafiku-i-naft-s-gjykata-l--n--qeli-hall-n-e-deputetes-s--pd-191742.html#sthash.30kc2D64.dpuf
a.k
Comments
shpejt në burg deputetja

shpejt në burg deputetja sepse e ka hallën kulake, dmth kontrabandiste!!!

Miqësisht, mos u bëni qesharakë me tituj të tillë sepse ju ulin në rangun e RD-së! Me nder, kujt i plasi se ça bën halla, i biri apo e ëma e deputetes përsa deputetja nuk është e përfshirë vetë.

Nuk e njoh ate 60 vjecaren

Nuk e njoh ate 60 vjecaren dhe as me intereson ta njoh me thellesi ceshtjen ne fjale por me ben pershtypje sepse me kesiso lajmesh me tituj bombastike, duket qarte se vendimi i Gjykates per ta cuar ne birucen e hetuesise nje plake 60 vjec eshte vendim politik dhe i porositur me dashakeqje Duket e Daket e Rames vetem e vetem per te mbajtur disa dite ne goje per propagande A.Vokshin. Mos do Tahiri te nxjerri inatin e babes se vet kontrabandist qe spo degjojme me gje rreth kontrabades se tije si ceshtje gjygjesore qe sa kane arrdhur ne pushtet. Ajo 60 vjecare eshte vetem pronare ne letra e anijes dhe asgje me teper! Nuk e kontrollon dot ajo anijen ne det se cfare ka ne hambar sic mund te kontrollosh aneksin e shtepise! Nuk eshte as e mundur dhe as e perfytyryshme qe ajo i hipen anijes dhe po na ben kontrabade si cun i ri. Ne asnje vend te BE-se do te ishte burgosur kjo plake nen kete akuze qesharake pervecse mund te ishte marre ne pyetje lidhur vetem me djenine e saje per personat e ekuipazhit te anijes ne pronesi. Edhe sikur ajo te dinte dicka rreth tregtise se kontrabandes do te i ishte ofruar hetim e gjykim ne gjendje te lire. Ne BE po hetohen e gjykohen soj e sorrollop Shqiptaresh per droge ne gjendje te lire, mjafton te kesh nje lejeqendrim e banese e mos te gjykohet nje plake 60 vjece shqiptare ne gjendje te lire ne shqiperi biles edhe kur i ke sekuestruar anijen gje qe siguron ndaljen e kontrabandes edhe sikur te duash?

Une nuk jam per falje dhe as per ta zvogeluar nje akt kriminal por hetimi me biruce per propagande rilindasish per nje 60 vjecare qe ka fajin e vetem se eshte ne pronesi te nje anijeje qe DYSHOHET per kontrabande dhe halla e deputetes kundershtare eshte farse e kaluar farse qe vjen ere! Turp! Edhe cuditeni pastaj kur Hollanda bllokon?!

Epo na i rrofte Rilindja,

Epo na i rrofte Rilindja, Perpara per Fitorje te Reja, ne burg tradhetaret dhe kapitalistet, poshte klasat e permbysura! Proletare te te gjitha skutave bashkohuni!

Add new comment