Pas përgjysmimit të fondeve për vitin e ardhshëm, Presidenti Nishani letër partive parlamentare

Postuar në 16 Dhjetor, 2013 15:58

Me një fond shpenzimesh që e sheh të përgjysmuar, Presidenti i Republikës Bujar Nishani në emër të institucionit që drejton u ka bërë thirrje sot partive parlamentare që të rishikojnë fondin e caktuar për Presidencën. Përmes një shkrese, Nishani thekson se kjo çështje është tepër serioze sepse buxheti i planifikuar për Institucionin e Presidentit të Republikës sjell vështirësi në zbatimin e aktiviteteve të rëndësishme shtetërore për vitin 2014 për këtë Institucion. Sipas Presidencës, institucioni vetëm në datën 16 dhjetor është vënë në dijeni, nëpërmjet e-mail, mbi shifrat e parashikuara për Institucionin për vitin 2014. Në total këto shifra janë përgjysmuar, ndërsa në detaje mund të lexoni edhe në linkun: http://www.balkanweb.com/kryesore/1/buxheti-nishani-thirrje-kuvendit-rishikoni-fondet-per-presidencen-163718.html

 

a.k

Comments

Submitted by Anonim (not verified) on

<p>Ando e kuptoj qe kerkon te krijosh debat po fondet nuk jane pergjysmuar , jane ulur me 3.8% : nga 169.6mln ne 163.2mln leke . Mendoj qe ne buxhetin e ri ka shume shkurtime fondesh me te rendesishme se kjo qe eshte dhe ne nivele mjaftueshem te kufizuara =-</p>

Submitted by sinan hibro (not verified) on

<p>Pikerisht , edhe une sapo e pashe linkun e mesiperm... ne fakt fondi per presidencen ulet me 3,8 % .... hajde , hajde gazetaria &nbsp;e Respublica-s ... genjen pa pike turpi duke thene pergjysmohen fondi .!!?? Nje sugjerim te fundit .... gazetaret e respublica-s , pse perdorin inciale e nuk dalin me emrin e plote ?</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.