Gazsjellësi TAP, në Pulia ka nisur lëvizja anti që rrezikon projektin

Nëse në Romë, Bruksel, Tiranë, Athinë dhe Baku entuziastët janë të shumtë, disa të tjerë ushqejnë dyshime mbi impaktin real të gazsjellësit TAP në ekonominë italiane. Revista Klan ka përkthyer një shkrim të italianes l’Espresso, që flet për një lëvizje NO Tap që është forcuar në Pulia, pika ky përfundon linja e madhe e gazit që nis nga fushat azere të Shah Denizit. Një grupim bashkish e komunash, por edhe shoqata të ndryshme, kanë krijuar komitetin kundër TAP-it. Janë dëmet mbi mjedisin dhe biznesin e turizmit, ato të cilave u tremben shumë banorët lokalë. Rajoni i udhëhequr nga Niki Vendola tani për tani mjaftohet të thotë se nuk ka tagër në vendimet që merr qeveria qëndrore; por në provincën e Leçes, 11 administrata komunale dhe 35 komitete e shoqata janë rreshtuar në lëvizjen që proteston prej muajsh kundër ndërtimit të veprës. Problemi është se nëse nuk merret vistoja nga çdo zonë e vend ku kalon linja, projekti rrezikohet seriozisht.
Lexoni në shumë në linkun: http://www.revistaklan.com/index.php?id=4134&mod=2
a.k
Comments
Questo è il ricatto di
<p>Questo è il ricatto di Vendola, prechè lo hanno fatto fuori dalla politica.</p>
Add new comment