Statusi, Holanda nga e kuqja kalon në dritën portokalli? Ende s’kemi vendosur, thotë Timmermans

Ka nisur mbledhja e ministrave të Jashtëm të BE-së ku do diskutohet statusi i vendit kandidat për Shqipërinë. Ministri i Punëve të Jashtme të Holandës, Frans Timmermans, para fillimit të mbledhjes u shpreh se Holanda ende nuk ka marrë një vendim për Shqipërinë. “Nuk kemi marrë vendim për Shqipërinë. Presim ta diskutojme me kolegët e tjerë gjatë mbledhjes”, njofton ATSH deklaratën e Timmermans. Pro dhënies së statusit të vendit kandidat për Shqipërinë janë shprehur ndër të tjerë Carl Bildt, Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Alexander Stubb, Ministri i Çështjeve Evropiane dhe Tregtisë së Jashtme të Finlandës dhe Jean Asselborn, Ministër i Punëve të Jashtme të Luksemburgut.
a.k
Add new comment