Demokracia shqiptare nën satirën e Pëllumb Kullës, promovohet në UET libri i tij i fundit, “Lufta pa fund”

“Lufta pa fund - Shtegtime nëpër qiellin politik”, libri më i fundit i publicisti i mirënjohur Pëllumb Kulla u promovua dje në Universitetin Europian të Tiranës.mes shumë të ftuarve për këtë ngjarje. Eventi mblodhi bashkë akademikë, politikanë, gazetarë dhe shumë personalitete të tjera të jetës publike. I pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, ish- Presidenti Bamir Topi njëkohësisht kreu i FRD-së si dhe politikanë të tjerë. Libri i Pëllumb Kullës është një shtegtim nëpër qiellin politik, ku kritikohen me satirë ata që na udhëheqin si dhe dështimet e demokracisë shqiptare. Parathënia e librit është shkruar nga gazetarët Mero Baze dhe Mustafa Nano, të cilet folën edhe dje në ceremoninë e organizuar me këtë rast.
Zh.
Add new comment