Ish-Kryeministri deklaron se nuk do merrte kurrë borxh! (Dhe akuzon Ramën për mungesë ekonomistësh)

Postuar në 21 Dhjetor, 2013 10:49

P { margin-bottom: 0.08in; }

Intervista u dha mbrëmë për UTV News. Ish-Kryeministri deklaroi se “kurrë” në jetën e vet nuk do merrte borxhe. “Kurrë”!

“Kurrë. Kam qenë Kryeministër. Viti më i vështirë në ekonominë e Shqipërisë dhe në gjithë botën dhe çdo ekonomist ta pohon këtë ishte 2012. Çfarë bëmë ne në shtator, në vitin më të vështirë. Ne shkuam dhe shkurtuam 190 milionë dollarë investime. Gërshërët në të gjitha qoshet e buxhetit dhe morëm borxh 60 milionë dollarë. Morën borxh 400 milionë, shkurtoi 130 milionë, mori borxh 400 milionë. Mund të mendojë kush se është një sabotim i qëllimshëm. Nuk e them këtë, them këtë tjetrën, që ky zotëri ka krijuar një realitet në mendjen e tij që nuk ekziston. Dhe operon mbi atë realitet dhe mbi atë realitet ju tha shqiptarëve se në dhjetor mbaron kriza, s’ka më krizë. Ai se ka idenë ç’është kriza , as ka idenë ç’është ekonomia. Ky nuk ka asnjë këshilltar ekonomist në kryeministri, sepse çdo ditë bërtet Shqipëria s’ka ekonomist.”

k.c.

 

e plotë:

http://gazetadita.al/berisha-jam-i-bindur-se-do-te-kete-nje-tjeter-97/

 

Comments

Submitted by XY (not verified) on

<p>A nuk e kuptoni qe ketij i kane ikur bletet. Mos i beni me jehone se po na shpenzoni kohen per te lexuar cdo budallallek qe doktorit i vjen ne maje te gjuhes.&nbsp;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.