Turqi: Luftë për pushtet, një OJQ predikuese fetare rrezikon seriozisht Erdoganin

Postuar në 21 Dhjetor, 2013 11:03

Megjithëse kanë bashkëpunuar për një kohë të gjatë në administrimin e Turqisë, megjithëse kanë qasje të afërta ideologjike, pasi janë të dyja islamiste dhe konservatore, Lëvizja Gülen, e udhëhequr nga predikuesi Fethullah Gülen, tani që e ndjen veten të fortë dhe me influence në disa sektorë të rëndësishëm të pushtetit, ku ka ithtarët e saj, i është kundërvënë seriozisht partisë AKP  qeverisë së Erdoganit, duke i krijuar telashe jo të vogla këto kohët e fundit.

Eksperti për Turqinë Günter Seufert, që punon pranë fondacionit SWP në Berlin sqaron për DW pozicionin e Lëvizjes Gülen: "Lufta për pushtet mes qeverisë së Erdoganit dhe Lëvizjes Gülen manifestohet sot në atë që pasuesit e Lëvizjes Gülen bëjnë sot politikën e tyre - në aparatin shtetëror, polici, por edhe në gjyqësor, ushtri dhe në Ministrinë e Brendshme. Politika e tyre synon kryesisht të dobësojë qeverinë dhe për t'i dhënë asaj të shtëna paralajmëruese, sepse Lëvizja Gülen e ndjen veten të kërcënuar. Dikur qeveria e Erdoganit dhe Lëvizja Gülen kishin bashkëpunuar për të dobësuar ndikimin e ushtrisë ndaj politikës dhe për të dobësuar elitën sekullare të vendit. Por tani kjo lëvizje është forcuar shumë më tepër se sa donte partia konservatore AKP e Erdoganit dhe ajo nuk ka vetëm ndikim në aparatin shtetëror, por ka në përbërje edhe shumë sipërmarrës që përfitojnë prej shtetit. Një ndër shkaqet e mosmarrëveshjeve është edhe pasuria." - thotë Dr. Günter Seufert.

Zbulimi i rasteve të korrupsionit nga radhët e familjeve të ministrave e ka dëmtuar reputacionin e qeverisë së AKP në radhët e votuesve. Në Turqi ka shumë që mendojnë se hetimet që po bëhen për korrupsion kundër djemve të tre ministrave kryesorë të qeverisë së Erdoganit, lidhen me veprimtarinë e kësaj lëvizjeje.

Zh.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.