E bija e Jusuf Gërvallës: Anëtarë të qeverisë së Kosovës, pjesë e dosjes hetimore për vrasjen e 1982-it

Postuar në 15 Janar, 2014 14:20

Donika Gërvalla, e bija e Jusuf Gërvallës, aktivistit politik kosovar të vrarë më 1982 në Gjermani bashkë me Bardhosh Gërvallën e Kadri Zekën, është bërë prezente në një intervistë në të cilën hedh akuza shumë të forta. Sipas saj pjesë e këtij operacioni, qoftë edhe indirekt janë edhe persona që sot kanë funksione zyrtare në qeverinë e Kosovës. “Atentati ishte kryer nga një grup profesionistësh nga struktura të UDB-së. Unë nuk kam njohuri për emra të tillë. Drejtësisë gjermane duhet t’i lihet t’i zbardh faktet. Emra të zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës janë pjesë e dosjes hetimore. Përmenden në dosjen hetimore”, ka thënë ajo. Një akuzë që duhet zbardhur, por që gjithsesi tingëllon shumë e rëndë. Aq më tepër kur Donika Gërvalla ka dhënë dhe dy përkufizime bruto për Ramush Haradinajn dhe Albin Kurtin; të parin e quan kriminel ordiner, ndërsa të dytin komunist.

Më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/?cid=1,13,131679

s.z

Comments

Submitted by Niko Maloku (not verified) on

<p>Te thuash se dy emra jane permendur ne dosje, nuk ke thene asgje. Duhet te thuash se per cfare permenden emrat, nese akuzohen per veprime kriminale apo jo dhe me cfare provash vertetohen akuzat. Perndryshe, ke folur si &quot; e ema e Zeqos ne maje te thanes &quot; dhe ke ulur dinjitetin tend. Kjo pasardhese e padenje e&nbsp; Jusuf Gervalles kujton se duke e quajtur Kurtin &quot; komunist &quot; e ka fyer dhe e ka barazuar me zero. Eshte e mjere ne botekuptimin e saj. Ishin komunistet shqiptare ( te mire apo te keqinj, si gjithe pjesa tjeter e njerezimit ) qe e moren Doniken dhe familjen e saj pas vrasjes se te atit dhe e sollen ne Shqiperi, i dhane strehim, pune dhe&nbsp; shkolle falas. Bene detyren e tyre dhe shume mire bene. Por, duhet qe secili te beje detyren e vet morale, perndryshe quhet mosmirenjohes dhe i pa moral. Kaq per sot.</p>

Submitted by iliri (not verified) on

<p>Sipas Wikepides ky Ramushi ka lindur ne 3 qershor te 1968.I fort paska qen qe ne moshen 14 vjecare ju permendka emri neper dosie te policis gjermane!!!Ky Albini i 24 marsit 1975 po se ka qen vetem 7 vjec.Ky dhe mund ta ket emrin ne dosje.</p><p>Behini lajmet tamam dhe mos perzini ne nje titull shum ceshtje se e bet lemsh.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.