Buchholz, ikja e albanologes së njohur

Postuar në 23 Janar, 2014 10:15

Deutsche Welle shkruan sot për ndarjen nga jeta të albanologes gjermane Oda Buchholz. Ndonëse jo shumë e popullarizuar në Shqipëri, Buchholz ka një sërë veprash dhe kontributesh për shqipen. Studiuesja ka qenë me studime për dy vjet në vendin tonë, por është larguar pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik. Një nga veprat kryesore të saj është “Gramatika e Shqipes”, botuar në bashkëpunim me Wilfried  Fiedler në vitin 1987 në Lajpcig. Gjithashtu ajo ka bërë një sërë përkthimesh si përkthimi i një sërë tregimesh të autorëve shqiptarë në gjermanisht, përkthimi i romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” të Ismail Kadaresë, apo edhe “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” të Dritëro Agollit.

Më shumë në: http://www.dw.de/ndahet-nga-jeta-albanologia-e-mirënjohur-gjermane-oda-buchholz/a-17381900

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.