Edhe Hashim Thaçi si Enver Hoxha? Nuk paska qenë ndër të parët

“Hashim Thaçi e Kadri Vesli nuk ishin themelues të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës por u inkuadruan më vonë në të. “Nuk e di që kanë qenë në themelim të UÇK-së. Për të qenë më i qartë, nuk kanë qenë themelues”. Këto deklarata i ka bërë në emisionin “Rubikon” në KTV, Muajmet Kelmendi, një nga themeluesit e UÇK-së. Më tej akoma, Kelmendi ka kërkuar që fondi i 3%, që derdhej nga emigrantët për çështjen e Kosovës, të hetohet. D.m.th ku kanë shkuar këto para? Kjo deklaratë i shtohet si copëz e re hartës së gjerë të deklaratave të bëra këto kohë në Kosovë. Kështu çështjes së udbashëve, i ka zënë vendin çështja e projekteve politike dhe për pasojë lidershipit aktual, duke gjuajtur si PDK-në, ashtu edhe LDK-në. Kështu udbashët si nocion i ligjërimit politik kanë potencial shantazhues për të dyja partitë, pasi ata mund të kenë qenë kudo. Madje po thuhet se kanë qenë kudo. Por çështja e themeluesve është tjetër histori. Pak ditë më parë në media doli Bukoshi dhe tha se Rugovën e kontrollonte familja mafioze. Kjo menjëherë pasi u arrestua Ukë Rugova. Tani Kelmendi thotë se Kadri Vseli dhe Thaçi ishin të vonë në UÇK. Njësoj si ajo historia që u torr gjatë këtu në Shqipëri për Enverin që ishte askush në fillim. Kjo sidomos pasi Ismail Kadare në një vepër të vetën mori një thënie të supozuar të Koço Tashkos dhe aq u desh ta nxirrnin Enverin gati një humbameno politik, pa busull deri në fundin e tetorit 1941, kur destini medemek e solli në historinë e Shqipërisë për të zezën tonë. Mbase është koha që politika të mos kuptohet si çështje e radhës, por e meritës. Ose e instinktit politik po të duam. Fundja edhe për Berishën po thonë që e çoi Ramizi te studentët, po siç e dimë të gjithë atij vetëm sa i ka shtuar aureolën e atij që “seç di një gjë” përherë.
Më shumë në: http://zeri.info/artikulli/26427/kelmendi-thaci-e-veseli-nuk-ishin-themelues-te-uk-se
s.z
Comments
Enver Hoxha, qe autori i
<p>Enver Hoxha, qe autori i ketij postimi e mban ne zemer, nuk ishte humbeno por nje qen rrugesh qe hynte kudo ku mund te perfitonte: duke palluar me leket e burses se shtetit Montepellier, duke parazituar ne Paris, duke vjedhur arken e konstullates ne Bruksel, duke u marre me tregeti duhani ne Tirane. Qe asnje ceshtje ideali nuk e lidhte me komunizmin, kjo nuk eshte ndonje sajese letrare e Kadarese sic kerkon te thote anonimi enverist qe ka shkruar postimin, por pohim i te gjithe atyre qe e kane njohur para luftes dhe qe kane ndare edhe dhomen me te. </p><p>Per te ditur sesi dhe perse keta njerez hyne ne te tilla mjafton te shohesh se kush jane. Nuk besoj se dyshon kush qe s'behet fjale per idealise por per bajraktare qe vendet e tyre i kthyen ne vrima te zeza krimi dhe korrupsioni. </p>
Add new comment