Nishani kundër mazhorancës për Zana Xhukën: Më uzurpuan kompetencat, çështja në Kushtetuese

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka dhënë një intervistë për Panoramën në numrin e sotëm të së përditshmes. Nishani ka folur për përplasjen me mazhorancën mbi çështjen e “shkarkim-anullimit” në Kuvend të mandatit të Zana Xhukës, ish kreut të ILDKP-së; për dy emrat e ambasadorëve të rrëzuar nga Kuvendi, Ardian Ndreca dhe Ermir Gjinishi, si dhe për marrëdhëniet mes pakicës dhe shumicës në Kuvend. Presidenti deklaron se mazhoranca shkeli kushtetutën me anullimin e mandatit të Xhukës, dhe për këtë ndërhyrje në kompetencat e kreut të shtetit ai do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Nishani siguron se sa u përket emërimeve diplomatike, si s’ka ndërmend të “bëhet pjesë e kulisave politike”; e ndërkaq ka dhe një këshillë për opozitën, që betejat politike të bëhen në parlament dhe jo jashtë tij.
Lexoni më shumë në: http://www.panorama.com.al/2014/02/24/emerimi-ne-ildkp-nisha...
a.k
Comments
Hiqeni kete palo partiak te
<p>Hiqeni kete palo partiak te semure fizikisht dhe politikisht.Deri sa nuk e keni votuar eshte e drejta morale dhe ligjore ta revokoni si partiak te pandreqshem.</p>
ky duhet te japi llogari kur
<p>ky duhet te japi llogari kur ka qene minister..............ah shtet leshi.</p>
Add new comment