Sportistët rusë kanë përdorur gazin e padiktueshëm ksenon për të shtuar performancën, thotë tv gjerman WDR

Televizioni gjerman Westdeutscher Rundfunk-WDR pretendon se ka gjetur mënyrën sesi atletët rusë kanë përmirësuar performancën e tyre pa u diktuar nga autoritetet sportive ndërkombëtare: Atletët janë akuzuar se kanë përdorur gaz ksenon për t’i shtuar performancat e tyre gjatë lojërave dimërore olimpike në Sochi, por edhe në turne të tjera. Sipas studimeve akademike, ky gaz mund të ndikojë në rritjen e hormonit erythropoietin (EPO), thuhet në një raport të shfaqur sonte në mbrëmje në emisionin “sport inside” të këtij televizioni. Raporti i WDR pretendon se gazi ksenon duket të jetë përdorur me vite nga rusët dhe se ministritë e sporteve dhe të mbrojtjes e rekomandojnë përdorimin e tij “me qëllim të përmirësimit të përformancës së atletit” dhe për arsye se ky gaz “nuk gjurmohet nga WADA”.
Presidenti i WADA-së, Craig Reedie ka premtuar se do të ndërmarrë urgjentisht masa për këto gjetje. “Komisioni ynë do ta marrë shumë shpejt në konsideratë këtë çështje. Madje, çështja e këtij gazi do të adresohet qysh në takimin e radhës pas lojërave olimpike”, i ka thënë ai televizionit WDR.
a.k
Comments
KUR XENON-I ESHTE I
<p>KUR XENON-I ESHTE I PADIKTUESHEM si e dalloj WDR(dhe te tjeret mbas tij) XENON-in????????</p><p> </p><p> </p>
paguajne sa qe shume prej
<p>paguajne sa qe shume prej tyre gjate autopsise u gjenden me VIAGRA TE patretura ne bark nga qe e dinin se viagrat nuk te demtojne...............................</p>
Add new comment