Mancini-Mourinho 1-1; ndërsa Reali preu 90 minuta para kohe biletën për në ¼ finale

Lojtarët e skuadrës Schalke 04, me siguri, e kanë patur parashikuar se do të kishin një ditë të vështirë me Realin në ndeshjen e parë të kualifikimit për në çerek finale të kompeticionit ’Champions League’, por si zor që t’u ketë shkuar në mendje se do rë mundeshin me rezultatin 1-6. Ishte një Real njimend galaktik. Kanë krijuar aq shumë raste shënimi, sa nuk do të ish çudi sikur ndeshja të përfundonte 1-12. Golat e shënuar ishin sidoqoftë njëri më i bukur se tjetri, dhe autorët e tyre ishin – kush tjetër? – dy herë Benzema, dy herë Bale, dhe dy herë Ronaldo, aqë kështu bëhet shënuesi më i mirë në Champions League. Për Schalke-n shënoi Huntelaar.
Ndërsa ndeshja tjetër në Stamboll përfundoi me një rezultat ”normal”: 1-1, dhe kështu gara për kualifikim mbetet e hapur; gjithçka do të zgjidhet në Stamford Bridge.
Re.Pu.
Add new comment