Reagon Basha: Qeveria po gjunjëzon shqiptarët, u merr bukën e gojës

Postuar në 28 Shkurt, 2014 10:48

Qeveria po u merr shqiptarëve bukën e gojës. Ky ka qënë reagimi i kryetarit të opozitës Lulzim Basha në rrejtin social Facebook për protestën e zhvilluar sot nga drejtuesit e furgonëve. Sipas Bashës qeveria po përdor pushtetin për të traumatizuar vendin.  

“Kur mijëra bashkëqytetarë kërcënohen në bukën e gojës, ne nuk mund të rrimë indiferentë. Ne nuk mund ta lemë qeverinë të ushtrojë pushtetin pa kufij, të gjunjëzojë shqiptarët, t'ju marrë baballarëve bukën e fëmijëve të tyre. Kur qeveria nuk mbështet punësimin por është shkaku i papunësisë, ajo nuk është zgjidhja por problemi, nuk është zgjidhja por e keqja vetë. Nuk ka gjë më të pamoralshme në politikë se të përdorësh pushtetin për të traumatizuar vendin, për ta kthyer depresionin tënd në depresion kombëtar. Ky vend nuk qeveriset me arrogancë dhe ekstremizëm, por me dashuri dhe mençuri. Një qeveri që shpall kundërshtarë qytetarët e saj, që mendon vetëm si t'ju shkatërrojë punën, pasurinë dhe të ardhmen nuk mundet dhe nuk duhet lënë të finalizojë marrëzinë e saj”, është postimi më i fundit nga Basha në profilin e tij. Protesta e sotme e drejtuesve të taksive 8+1 u mbështet edhe nga deputetët e opozitës ku protagonistë ishin Ridvan Bode, Luçiano Boçi dhe ish ministri i brendshëm Flamur Noka. S.S

Comments

Submitted by AnonTr (not verified) on

<p>Sa me shume kohe kalon aq me e qarte behet se fatkeqesia me madhe ketij vendi eshte partia socialiste me lideret dhe deputetet e saj burracake. Njerez pa pike dinjiteti dhe guximi. Po behet gati nje vit qe nga zgjedhjet e Qershorit 2013 dhe ne kete vend vazhdojne te bejne ligjin Berisha dhe banda e tij mafioze. Harram e paci besimin e popullit o socialiste edepseze.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.