Gërdeci, gjykat vendos liri me kusht për ish drejtorin e MEICO-s Ylli Pinari

Postuar në 03 Mars, 2014 07:30

Një tjetër zhvillim nga “fronti i harruar” i Gërdecit. Gjykata e Tiranës vendosi sot liri me kusht për Ylli Pinarin, ish-drejtorin e MEICO-s i dënuar me 10 vite burg për shpërthimin e 15 marsit 2008 në Gërdec. Mësohet se, gjykatësi shqyrtoi sot kërkesën e Pinarit për lirimin me kusht, i cili pretendon se duhet të kujdeset për të ëmën e moshuar. Një tjetër pretendim është ngritur edhe për problemet e tij shëndetësore. Pritet zbardhja e vendimit dhe ekzekutimi i tij si dhe formalitetet e fundit që Pinari të lërë burgun e “Ali Demit”.  Ylli Pinari, në shkurt të këtij viti u dënua në formën e prerë nga Gjykata e Apelit me 10 vjet burg, por falë përfitimit të uljes së 1/3 se dënimit dhe ditëve të qëndrimit në paraburgim, ish-drejtorit i kanë mbetur për të vuajtur edhe 2 vjet e 6 muaj burg.

a.k

Comments

Submitted by kevinjon (not verified) on

<p>Rilindje e mafiozeve! mjafton te lexosh se cfare tha Braho sot &quot;nuk ka nir nene qe me pergjon mua&quot; dhe e kupton se kush kane ardhur ne pushtet. Cfare paradoksi spektakular, u deshten vetem ca muaj qe poplli te kuptonte se Berisha ka qene e eshte fat e shprese per Shqiperine!!!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.