Strategjia e zgjerimit deri në 2020. Kusht kryesor për kandidatët: Krijimi i ekonomisë funksionale të tregut

Postuar në 05 Mars, 2014 02:55

Gazeta “Shekulli” shkruan sot për një dokument të përgatitur në Bruksel lidhru me strategjinë e zgjerimit të BE-së deri në vitin 2020. Sipas kësaj gazete, materiali i përgatur nga një ekip prej 60 ekspertësh, synon të përpunojë qëndrimet finale lidhur me anëtarësimin ose jo të 7 vendeve kandidate, ku përfshihet edhe vendi ynë. Kjo nisur nga rritja e euroskepticizmit në vendet  anëtare. Problemi qëndron sidomos me administratat e korruptuara, polarizimin e skenës politike dhe institucione të dobëta. “Shekulli” citon ekspertin Gerald Knaus, sipas të cilit hyrja në BE e vendeve kandidate duhet të paraprihet nga krijimi i ekonomive funksionale të tregut. Gjithsesi vërejtja shkon edhe për vetë institucionet e BE-së, ndaj të cilave kërkohet që standardet dhe përmbushja e tre duhet të jenë sa më të qarta dhe të kuptueshme edhe nga publiku i vendeve kandidate.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.