Renzi "hyn në skenë": “Italia e di se çfarë duhet të bëjë dhe do ta bëjë vetë”

Postuar në 06 Mars, 2014 13:24

Kryeministri i ri italian, Matteo Renzi duket se i pëlqen frazat e forta. Madje duke kërkuar që të imponojë një perceptim të ri për Italinë me njerëz që e dinë se çfarë është mirë për vendin. I pyetur në Bruksel për garancitë që u duhen dhënë partnerëve europianë, lidhur me bilancin financiar italian, Renzi ka zgjedhur një përgjigje të “sertë”. “Nuk kemi se çfarë të sigurojmë. Boll më me refrenin konstant që e pikturon Europën si vendin ku ne shkojmë për të marrë detyrat. Italia e di shumë mirë se çfarë duhet të bëjë dhe do ta bëjë vetë për të ardhmen e fëmijëve tanë”, ka thënë ai. Këtë kundërvënie e bënte edhe Berluskoni, por duhet thënë se Kavalierit kjo sjellje i rrinte si diçka më shumë sesa vetëm krekosje, kjo qoftë për shkak të profilit të një sipërmarrësi shumë të fuqishëm, ashtu edhe si pasojë e politikë së jashtme shumë aktive në lidhje me çështjet e energjisë. Gjithsesi kjo e Renzit mbetet një deklamim fillestar, pasi ai sapo ka marrë detyrën dhe Italia ende nuk ka dalë nga kriza.

Më shumë në: http://ansa.it/web/notizie/rubriche/economia/2014/03/05/Ue-avverte-Italia-Squilibri-eccssivi-Italia-sotto-monitoraggio-_10182849.html

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.