Francë: Autorë e gazetarë ‘hahen’ mbi Kosovën e pas luftës

Gazeta Express bën me dije se në Francë ka dalë një libër i përgatitur nga dy francezë, Sebastien Gricourt dhe Gilles Pernet, ku flitet për Kosovën e pas luftës e të pas pavarësisë. Sipas gazetës kosovare online, ky libër është bërë në kundërpërgjigje të një libri tjetër që është publikuar një vit më parë. Është fjala për librin "Kosova një kauzë e drejtë për një shtet mafioz”, me autor gazetarin francez Pierre Pean, në të cilin, siç lihet të kuptohet nga titulli, qortohet ideja e përpjekja për të krijuar një shtet të ri kosovar. Gazetari Pean ka pretendimin se ka lexuar një numër raportesh të shërbimeve inteligjente franceze që kanë operuar në kuadër të KFOR-it në Kosovë, dhe mbi bazën e tyre ka ngritur tezat e veta. Ai ka ngritur akuza në libër edhe ndaj shumë zyrtarëve ndërkombëtarë, përfshirë dy gjeneralët francezë Xavier Bout de Marnhac dhe Yves De Kermabon për bashkëpunim me “politikanët që janë edhe bosët e nëntokës kosovare”.
Libri tjetër i sapo dalë, sipas Express-it, rreket të japë një tablo tjetër.
Re.Pu.
Add new comment