Situata e rendit publik, Rama në interpelancë me Topallin

Kryeministri Edi Rama do t’u përgjigjet pyetjeve të deputetëve të opozitës në seancë plenare nesër paradite. Kryeministri është thirrur në interpelancë nga ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli lidhur me sigurinë dhe rendin publik.
Kjo interpelancë vjen në një kohë kur në vend janë shtuar rastet e shpërthimit me eksploziv dhe kur opozita akuzon qeverinë se situata e rendit i ka dalë nga kontrolli. Seanca plenare është planifikuar të nisë në orën 10:00 të paradites së nesërme ndërsa interpelanca me kryeministrin do të mbahet në fund të saj.
k.k
Add new comment