Detaje të reja për masakrën e Leko-s; gruaja ishte divorcuar nga i shoqi si depresive

Postuar në 09 Mars, 2014 09:14

Po zbardhen detaje të reja mbi tragjedinë e tre fëmijëve shqiptarë në Leko të Italisë.

Sipas mediave në Itali, babai i vogëlusheve, Bashkim Dobrushi ishte nisur një ditë më parë për në Shqipëri. Ai u njoftua për ngjarjen e rëndë nga policia shqiptare, sapo zbriti nga trageti në portin e Durrësit. Çifti ishte divorcuar formalisht që në muajin shtator, ndërsa ligjërisht kishin firmosur ndarjen në muajin shkurt. Bashkim Dobrushi jetonte prej 15 vitesh në shtetin fqinj, ku punonte në një ndërmarrje metalesh dhe u kishte rrëfyer kolegëve se ishte divorcuar nga e shoqja, për shkak të krizave të depresionit që ajo kishte shfaqur kohët e fundit. Bashkim Dobrushi kishte kërkuar dy javë leje për të vizituar nënën e tij në Kukës, të cilës do t’i shpjegonte arsyet e ndarjes nga e Edlira, nëna e tre vogëlusheve që shfrytëzoi pikërisht këtë largim për të kryer makabritetin e masakrimit të tre fëmijëve.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.