Raporti befasues i OKB: Dekriminalizim konsumit të drogës

"Dekriminalizim i konsumit të drogës"; një lajm thuajse i pabesueshëm është ai që del nga raporti i agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin. Në kushtet kur objektivat e luftës kundër drogës në nivel botëror nuk janë arrirë akoma edhe pas kaq vitesh, raporti i UNODC (Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin) hedh hipotezën e hapjes drejt mundësisë së dekriminalizimit. Po “benefitet”? Boshatisje e burgjeve, rishpërndarje e burimeve për t’i adresuar për kura, promovimi i rehabilitimit etj. Raporti i kësaj agjencie, do të shërbejë si temë kryesore e një mbledhje të rëndësishme të Komisionit për Narkotikët që mbahet javën e ardhshme në Vjenë.
Ky do të jetë dokumenti i parë i Kombeve të Bashkuara në të cilin flitet specifikisht për një dekriminalizim të drogës. Në tekst lexohet mes të tjerave që konsumatorët e drogës duhet të trajtohen si pacientë në kurë dhe jo si kriminelë. Sipas të dhënave të Organizatës së Kombeve të Bashkuara , rreth 5 për qind e popullatës botërore konsumon lëndë narkotike të ndryshme, me një kosto shumë të lartë; 210 mijë persona vdesin çdo vit nga konsumi i tyre. Futja e formave të dekriminalizimit në traktatet e OKB-së, nuk do sillte as legalizimin e as liberalizimin e qasjes ndaj lëndëve narkotike, të cilat do të mbeten të mbyllura për qëllime rekreative dhe të autorizuara vetëm për qëllime terapeutike dhe shkencore; vetëm se do të ndiqet jo më vetëm në nivel penal por me gjoba apo terapi të detyrueshme. Teksti i miratuar do të vlerësohet enjten dhe të premten e ardhshme në Vjenë.
http://www.ilgiornale.it/news/esteri/onu-stupefacenti-depenalizzare-consumo-droga-999995.html
k.k
Add new comment