Arrestime për terrorizëm në Tiranë, kapen armë e eksplozivë tek Unaza e re

Postuar në 11 Mars, 2014 02:47

Pas një hetimi nëntëmujor të shërbimit sekret, policia ka vënë në pranga disa persona të dyshuar si terroristë, mes të cilëve edhe një imam xhamie. Personave iu gjetur armë zjarri që dyshohet se do i përdoreshin për luftën në Siri, thotë b.ëeb. Arrestimet janë kryer në një xhami tek Unaza e re e Tiranës. Aksioni përvec Tiranës është zgjeruar dhe në qytete të tjera. 
Burimet zyrtare kanë thënë se personat akuzohen për terrorizëm ndërsa dyshohet se dërgonin në Siri persona që më pas bëheshin pjesë e formacioneve luftuese atje. Burimet e policisë kanë thënë deri tani se të arrestuarve u janë gjetur sasi të mëdha armësh, municioni dhe eksplozivi.

Rastësi ose jo, pikërisht sot mblidhet edhe Këshilli i sigurisë Kombëtare thirrur ngë presidenti Nishani.  

 

a.k

Comments

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Dihej nga te gjithe qe xhamia shqiptare ne Shqipni dhe Kosove kan mobilzue te rijt shqiptar musliman sunnit si mish per top ne luften fetare krahas Alqaedes ne Siri kundra muslimanve shiit.</p>

Submitted by SuperAtlantik (not verified) on

<p>Tempizem i forte, Vishua sakrifikon ca miq per te ndenjur edhe pak ne krye te punes.</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.