Raporti i UNICEF-it: Mjekë e farmacistë nxisin nënat shqiptare t’u ndërpresin gjirin foshnjave!

Tregtia dhe fitimi nuk kursen as foshnjet. Kështu mund të përkthehet një raport i vitit 2013 që bazohet në monitorimin e praktikave të tregëtimit të zëvendësuesve të qumështit në Shqipëri realizuar me mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë dhe UNICEF. Kësisoj, mjekët kthehen në sekserë për të bindur nënat të heqin dorë nga ushqyerja e fëmijës me qumësht gjiri dhe zëvendësimi me qumësht artificial. Në raport bie në sy fakti se në 50 % të rasteve nënat heqin dorë nga të ushqyerit e fëmijëve me gji në favor të ushqimit artificial pasi kjo u rekomandohet nga mjekët dhe farmacistët. Në monitorim u përfshinë 35 njësi publike shëndetësore prej të cilëve 11 maternitetete si dhe 3 njësi private ku u intervistuan 433 nëna.
Fushatat e prodhuesve artificial të ushqimit për bebe cilësohen nga raporti si tepër agresive që bien ndesh me ligjin shqipëtar si dhe rekomandimet e organizatës botërore të shëndetësisë që vlerësojnë se ushyerja e foshnjave me gji ul ndjeshëm mortalitetin foshnjor, ndihmon mirëritjen dhe parandalon sëmundjet e moshës. Gjatë prezantimit të raportit ishte e pranishme edhe zv ministrja e shëndetësisë Milva Konomi e cila tha se qëllimi i studimit nuk është të penalizojë firmat që prodhojnë ushqim artificial për foshnjat por të ndalojë praktikat antiligjore të tregëtimit të tyre dhe që minojnë besimin që nënat kanë tek qumështi i tyre. Tregti që ka një xhiro vjetore 4.8 milionë dollarë (vlerësim i 2010-ës).
a.k
Add new comment