Një akuzë për korrupsion nga ILDKP-ja. Ganaj: “Janë zhdukur dokumentet e kërkimit administrativ”. Akuza bie mbi paraardhësit

Kreu i Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të pasurive, Shkëlqim Ganaj ka dhënë sot një intervistë për gazëtën “Panorama” ku deklaron se janë zhdukur dokumentet e kërkimit administrativ për disa zyrtarë. Sipas tij, kjo nuk përbën problem apo nuk është se mbulon deklarimet e pasurive, por dëshmon për korrupsion edhe brenda vetë ILDKP-së. “Deklaratat janë të skanuara dhe asgjë nuk mungon këtu. Shqetësimi që kam unë është se këto tregojnë për mungesë vullneti dhe korrupsion në radhët tona, për të gjithë ata që kanë punua para meje këtu”, shprehet Ganaj. Sipas tij ka të dhëna se disa prej dosjeve janë mbyllur si “porosi e titullarit”.
s.z
Add new comment