Një problem për Tiranën, mbyllet varreza e Tufinës. Shkak mungesa e tokës

Postuar në 12 Mars, 2014 03:08

Varreza e Tufinës është mbyllur. Të paktën kështu deklaron Drejtori i Shërbimit Funeral në Bashkinë e Tiranës, Besi Kuka, i cili ka folur për “Gazetën Shqiptare”. “Shkak është mungesa e tokës. Nuk ka asnjë metër tokë të lirë për varret e reja”, është shprehur ai, duke shtuar se për këtë ka njoftuar edhe bashkinë. Pyetjes së çfarë ndodh, Kuka i jep këtë përgjigje: “Këtë nuk e dimë as ne. Në Tiranë zhvillohen mesatarisht 5-6 ceremoni mortore në dit. Ku t’i drejtojmë ne kortezhet e varrimit, në Ministri të Brendshme?”. Problemi i hapësirave për varreza ka kohë që trajtohet në Shqipëri, por ende nuk ka një zgjidhje dhe aktualisht në Tiranë, varreza e Sharrës ka kohë që ka shteruar hapësirat.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.