Hashim Thaçi: “Ëndrra e Serbisë për Trepçen mori fund”

Postuar në 12 Mars, 2014 10:20

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar sot gjatë një vizite në minierën e Trepçes se “ëndrrat e Serbisë për Trepçën janë shuar njëherë e përgjithmonë me largimin e tyre nga këtu dhe se ata s’do të kthehen më kurrë”. Ai ka qenë në minierë pas vendimit të qeverisë për të rritur me 50% pagat e tyre, në një takim ku ka nënvizuar kontributin e minatorëve në përballjen me vështirësitë e krijuara nga Beogradi. “Heronj të shtetësisë dhe të pavarësisë së Kosovës”, i ka quajtur ai minatorët. “Stari Tërg” dhe Trepça janë të mirënjohur në të gjithë hapësirën ish-jugosllave, por edhe për qytetarët e Shqipërisë për qëndresën që bënë përmes një greve urie në vitin1989, e cila paralajmëroi atë që do të ndodhte në Jugosllavi.

Më shumë: http://zeri.info/artikulli/28637/thaci-u-shuan-enderrat-e-serbise-per-trepcen

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.