Debati politik transferohet edhe në dialogun ndërparlamentar Shqipëri-BE

Postuar në 13 Mars, 2014 11:26

Deklarata Shqipëri-BE, pas dialogut ndërparlamentar është miratuar pjesërisht. Deklarata bën thirrje për ndërprerjen e bojkotit parlamentar, vendosjen e dialogut politik, vlerëson përpjekjet e qeverisë për reformën në gjyqësor si dhe shpreh keqardhjen për mosmarrjen e statusit në muajin dhjetor. Ndërkohë opozita ka dalë me një deklaratë ku ngre pretendimin se kërkesat e veta janë bllokuar nga shumica në Komitetin e Stabilizim-Asocimit. Blerja e votave, ndërhyrja në disa institucione të pavarura, shkarkimi i Zana Xhukës, çështja e AMA-s, vakanca në KQZ, serveri i tatimeve etj, ishin disa nga kërkesat e opozitës për t’u trajtuar në takim. Në fakt këto janë pjesë e të gjithë debatit të ditës, për të cilat shumica ka shprehur qëndrimin e vet të deritanishëm.

s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.