Mark Zukerberg telefonon Obamën, stop përdorimi i internetit për përgjime

Mark Zukerberg është shumë i indinjuar ndaj SHBA për përgjimet që ky shtet u bën njerëzve të ndryshëm në botë nëpërmjet internetit. Mark Zukerberg , themeluesi i “Facebook”, deklaron se ai ka telefonuar Presidentin amerikan Obama, për t’i shprehur irritimin e shqetësimin e tij për programin dixhital të mbikëqyrjes. Qeveria amerikane duhet të jetë kampion për internetin dhe jo për kërcënime është shprehur Zukerberg. Ky reagim vjen një ditë pas publikimit të një raporti, ku thuhet se Agjencia Kombëtare e Sigurisë e SHBA-së, NSA, imitoi një server të “Facebook”, për të infektuar kompjuterët e personave që donte të mbikëqyrte. Vetë NSA, e cilësoi të pavërtetë raportin në fjalë. Në shtator të vitit të kaluar, Zukerberg, ishte shprehur se SHBA-ja kishte kaluar çdo kufi me përgjimin përmes internetit dhe kjo do të kërkojë shumë kohë që gjërat të përmirësohen. S.S
Add new comment