Krimea nuk humbet kohë. Sot pritet paraqitja e kërkesës zyrtare për bashkim me Rusinë

Postuar në 17 Mars, 2014 04:05

Nuk humbasin kohë autoritetet e Krimesë pas zyrtarizimit të rezultateve të referendumit, ku më shumë se një milion filorusë i kanë thënë po bashkimit me Rusinë, me një pjesëmarrje rekord në referendum, prej 83,10%. Pritet që sot të prezantohet zyrtarisht kërkesa për bashkim, në Moskë. Kështu ka deklaruar kryeministri separatist Serghei Aksionov. Nga ana tjetër SHBA-të dhe vendet e Europës deklarojnë se referendumi ishte ilegal, ndërsa nuk njohin rezultatin. Mësohet se Vladimir Putin i ka telefonuar Presidentit Obama, duke i thënë se në Krime u respektua ligji. Pas referendumit për bashkim me Rusinë, parlamenti i Krimesë shpalli Republikën e Krimesë si shtet të pavarur e sovran, brenda të cilës ka një status të veçantë qyteti i Sevastopolit. 85 deputetë votuan pro, ndërsa është kërkuar zyrtarisht bashkimi me Rusinë dhe njohja nga vendet e tjera të OKB-së.

 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.