SYRIZA, e para në sondazhin grek për zgjedhjet e Parlamentin Europian. Partia “Lumi”, surprizë

Postuar në 17 Mars, 2014 09:03

Gazeta greke “Protothema” ka publikuar rezultatet e një sondazhi të fundit lidhur me zgjedhjet për Parlamentin Europian në Greqi, ku rezulton se SYRIZA ka një avantazh prej 1.1% ndaj Demokracisë së Re. Por një risi e skenës politike greke është edhe partia “Lumi” e krijuar dhe drejtuar nga gazetari Stavros Theodorakis, e cila del e treta në zgjedhjet për Europarlamentin. Konkretisht Demokracia e Re ka 18%, SYRIZA 19.1%, Lumi 8.8%, PASOK (ose Ulliri) 5.15%, Grekët e Pavarur 4.5%, Agimi i Artë 6.9%, DIMAR 2.2%, dhe Partia Komuniste 5%. Përqindje domethënëse, 23.8% përbën edhe numri i atyre që deklarojnë se do të abstenojnë, do të bojkotojnë apo janë të pavendosur. 

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.