Ka vdekur “emiri i Kaukazit” Doku Umarov, kryearmiku i Moskës

I kërkuari numër Një i Rusisë dhe emri më i frikshëm për shërbimet sekrete ruse në prag të Lojrave Dimërore të Soçit, ka vdekur. Një faqe islamiste ka njoftuar sot për vdekjen e Doku Umarovit, lideri i rebelimit të armatosur në Kaukaz dhe armiku numër një i Rusisë. Lajmin e ka dhënë faqja kavkazcenter.com”, e cila citon “Komandën e Emiratit të Kaukazit”, por nuk jep hollësi të tjera. Në të kaluarën, Doku Umarov kishte marrë përgjegjësinë për shumë atentate të përgjakshme në Moskë dhe në qytete të tjera ruse.
Në korrik, ai kishte bërë thirrje që “me të gjitha mjetet” të pengohej mbajtja e Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi. Inxhinier me profesion, Umarov ishte i fundmi i liderëve radikalë myslimanë në Rusinë jugore dhe vetes i kishte vënë pikërisht këtë titull: Emiri i Kaukazit. Lajmi i vdekjes së tij, i dhënë disa herë më parë, më pas është përgënjeshtruar.
a.k
Add new comment